Subscribe

Parku i Liqenit do të ketë një tjetër hyrje të gjelbër në pjesën jugore të tij. Pas gjelbërimit të zonës që dikur ishte kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh, Bashkia e Tiranës ka nisur mbjelljen e pemëve ne zonën e Liqenit te Thate.

 

 “Po fillojmë me 150 mbjelljet e para për të vijuar me planin e Pyllit Orbital, të cilin do ta bëjmë publik brenda vitit. Mandej, do të fillojmë mbjelljet masive për t’u siguruar që pavarësisht kush është në drejtimin e Bashkisë, t’i kemi lënë një pajë gjeneratës tjetër, çka besoj se të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetesës në qytetin e Tiranës. Kjo në thelb është një pjesë që ka të bëjë me menaxhimin e autostradave, megjithatë nuk mund të kemi një park liqeni të bukur, ndërkohë që çdo gjë rreth tij është e zaptuar dhe e zënë”.

 

Veliaj theksoi se periudha e vjeshtës deri në dimër do të shfrytëzohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrjet e saj për të mbjellë peme por edhe për të krijuar gjurmën e asaj që do jetë Pylli Orbital.

“Kjo është një stinë, e cila besoj do të jetë një stinë model për Bashkinë e Tiranës. Duam të thyejmë rekordin e vjetshëm, me mbi 50 mijë pemë të mbjella në territor, por kësaj here po e bëjmë me një plan të përcaktuar që të ndjekë gjurmën e Pyllit Orbital” “Dua që t’i ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, të na japin pemë. Sot një makinë prodhon toksina, prodhon helme, dyoksid karboni, të cilat mund të zerohen vetëm me mbjelljen e 2 pemëve. Pra një biznes që ka 50 makina, mjafton t’i dhurojë qytetit 100 pemë dhe ka zeruar të gjithë impaktin që ka me dyoksidin e karbonit në qytet”.

 

Gjithashtu Erjon Veliaj njoftoi se të gjithë ata që kanë zënë hapësirat apo kanë ndërtuar në territorin e Parkut të Liqenit, në pjesën që më parë administrohej nga ish-Komuna e Farkës, kanë edhe dy javë afat për t’u larguar vetë, në të kundërt do të jetë Bashkia ajo që do të ndërhyjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *