Subscribe

Shumë shpejt banoret e fushës se Aviacioni ne Laprake, do të kenë më shume hapësira të gjelbra. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Bashkia e Tiranës  ka nisur aksionin për mbledhjen e 350 pemëve dhe bimëve dekorative.

“Jemi këtu si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të Ditës së Tokës, së bashku me një pjesë të punonjësve të saj, të cilët përveç se janë punonjës të qytetit që punojnë 365 ditë për qytetin, kanë kontribuar individualisht për të mundësuar që në këtë park të mbillen më shumë pemë. Sot po mbillen mbi 300 pemë të llojeve të ndryshme për t’i dhënë një jetë të re këtij parku. Ky kontribut është një mesazh i rëndësishëm që secili prej nesh, si qytetar i Tiranës, duhet të japë diçka për të përmirësuar qytetin. Sigurisht, ne e bëjmë këtë përmes taksave, por duhet ta bëjmë edhe në mënyrë aktive, duke kontribuar për qytetin.”

Ne Ditën Ndërkombëtare te Tokës autoritetet dhe shoqata te ndryshme bëjnë apel për te qenë te kujdesshëm ne ruajtjen e një mjedisi të pastër e të shëndetshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *