E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Mbillen pemë te Bregu i Lumit/ Veliaj: Krijojmë një park linear me gjelbërim

Pas liqenit të Farkës, aksioni i mbjelljes së pemëve të reja vijoi këtë rradhë në zonën e Lumit të Tiranës.

 

Reklamë

 

ERION VELIAJ
KRYEBASHKIAK, TIRANË

“Te gjurma ku jemi, me mbjelljet që po bëjmë sot, me qindra pemë në çdo aksion, sidomos nga tani deri në prill, kur kemi hapësirën për të mbjellë, na krijohet një shans fantastik për të formuar atë që quhet park linear. Për banorët që janë këtu do kemi hapësirë të gjelbërt.”

 

 

Veliaj tha se nga një zonë që dikur përmbytej, Tirana është shndërruar në një qytet me investime në shkolla dhe rrugë të reja.

 

 

“Autostrada po merr shtrat në anën tjetër, në zonën e Paskuqanit, por kemi një urë të madhe dhe po përgatisim edhe katër të tjera. Një zonë që nuk përmbytet, që ka kanalizim, që ka shkolla të reja si “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, të cilat sapo i hapëm, bëhet një zonë tërheqëse edhe për biznesin.”

 

 

 

Shtimi i gjelbërimit pritet të përmirësojë edhe mjedisin në këto zona.

 

 

Më shumë video

Reklamë