Subscribe

200 pemë reja i janë shtuar këtë të hënë kryeqytetit. Aksioni për mbjelljen u zhvillua në parkun e liqenit të farkës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me investimet e bëra në këtë zonë, liqenin do shndërrohet me shpejtësi në një destinacion të rëndësishëm argëtimi për kryeqytetin.

 

 “Sot jemi në cepin tjetër të liqenit të Farkës. Njerëzit kanë parë hyrjen, ku është punuar shumë, por tani e kemi zhvendosur hartën e ndërhyrjeve edhe në fundin tjetër, që është më pranë zonës së fshatit, ku shumë banorë të zonës kanë bashkëpunuar dhe thonë: për sa kohë që e dimë që nuk do ndërtohen pallate buzë liqenit, më mirë na e gjelbëroni. Me kontributin e “Fundjavë ndryshe” sot i kemi dhënë qytetit një total prej 200 pemësh”.

 

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje çifteve që më 14 shkurt të mbjellin një pemë për të dëshmuar dashurinë e tyre.

 

“Shpresoj shumë që sot të kemi dhënë një kontribut për diçka që brezat e tjerë do e konsiderojnë si parkun e dytë të madh të Tiranës. Secili mund të gjejë një sebep që mund të jetë 14 shkurti për ata që dashurohen, mund të jetë 7-8 marsi për Ditën e Mësuesve dhe Nënës, mund të jetë çfarëdo lloj arsye, një i porsalindur, një rast përkujtimor, një përvjetor, për ta përdorur për të mbjellë”, shtoi ai.

 

Në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion qytetar për të finalizuar mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *