Subscribe

Lagjes se Selvive, përveç emrit, nuk i kishte mbetur më asnjë shenjë nga drurët karakteristikë të dikurshëm, të cilët i jepnin hijeshi zonës.

 

Por, nga sot, në një ndër lagjet më të vjetra të Tiranës, ne rrugën “4-Dëshmorët” në Njësinë nr. 8”, u mbollën 150 drurë dekorativë të llojit selvi, për t’i rikthyer zonës gjelbërimin, por edhe emrin e dikurshëm.

 

“Janë 150 selvi që sot “qëndisin” lagjen e Selvisë, por që përveç emrit nuk kishte asnjë shenjë të selvive. Tani është detyra e banorëve të lagjes, që t’i mbrojnë e të kujdesen për to. Jam shumë i lumtur që nisma për këtë revolucion të gjelbër në Tiranë ka shkuar nga zonat kryesisht pyjore, parqe, nga Unaza dhe Pylli Orbital, deri nëpër lagje. Ky është një lajm fantastik, se po “qëndisim”  me gjelbërim të gjitha lagjet e rrugicat e Tiranës”.

 

Kryebashkiaku vlerësoi angazhimin e sipërmarrësve privatë për t’iu bashkuar nismës për shtimin e gjelbërimit.

 

“Për një biznes, as koha e as paratë nuk janë të tepërta. Fakti se bizneset harxhojnë nga koha dhe paratë e tyre për të bërë këtë investim, do të thotë se kjo është vërtet diçka e rëndësishme. Në këtë qytet dy zgjidhje janë shumë të qarta: Ne ose do mbjellim sherr me njëri-tjetrin, ose do mbjellim pemë. Kur shoqëria është e ndarë në ata që bëjnë vetëm gam-gam dhe japin mend për gjithçka dhe në një grup që është shumica, e cila sheh një problem dhe e zgjidh, sheh një mundësi dhe kontribuon, atëherë besoj se do kemi një shoqëri më të mirë”.

 

Për çdo datë të shënuar, në të gjithë kryeqytetin do të organizohen aksione për mbjelljen e fidanëve të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *