Subscribe

Në 101-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, në zonën e Shëngjergjit në kryeqytet u mbollën 10 mijë fidanë akacie në një sipërfaqe prej 4 ha.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh ndër të tjera se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, do të kenë mundësi që të kryejnë praktikat mësimore në Kopshtin Botanik.

“Të shikojmë veten si shoqëri dhe të kuptojmë që i kemi bërë natyrës atë që nuk i bëhet hasmit. I kemi prerë vetë pyjet, i kemi rrënuar lumenjtë, i kemi gërryer kodrat. Në këtë sens, po ne vetë do duhet t’i kthejmë natyrës, vendit, shoqërisë, atdheut këtë borxh. Më vjen mirë që do fillojmë punën së bashku edhe për Kopshtin Botanik. Të kthehet e gjitha në një hapësirë që është e aksesueshme edhe për qytetarët, por edhe për studentët për të bërë eksperimente, për të pasur atë punën prodhuese, për të bërë praktikat e tyre”, tha Veliaj.

Sakaq, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjithashtu vendosi theksin tek kujdesi që duhet ti kushtojmë natyrës.

“E kemi shpallur vitin e pyjeve. Nuk është se në një vit do pyllëzojmë gjithë Shqipërinë dhe do mbarojmë punë me pyjet, por janë disa vite në të cilat duam të lëmë më shumë gjurmë, sidomos për pjesën e edukimit”, tha Kumbaro.

Data 27 Janar e vitit 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *