Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dërgoi një tjetër mesazh mazhorancës dhe popullit. Meta theksoi edhe një herë në “Facebook” se kauza e tij është për të mbrojtur Kushtetutën. Ai pret qytetarët që t’i bashkohen në 2 mars.

 

“Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti! Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre! Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë! Mirësevini të gjithë në 2 mars!”

 

Kreu i shtetit falenderoi edhe juristin Elmaz Sherifi, i cili sipas tij, i ka dhënë mbështetje në nismën e tij.

 

“Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim. Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën. Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.”

 

Në datën 2 mars presidenti Ilir Meta ka planifikuar një protestë kundër mazhorancës dhe kundër grushtit të shtetit që po bëhet në vend sipas tij. Ai do të mbledhë popullin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *