23 deputetë të Partisë Demokratike, të cilet janë distancuar nga Sali Berisha janë mbledhur në një prej lokaleve të Tiranës për të diskutuar për të ardhmen politike të PD.

Takimi po zgjat prej më shumë se 4 orësh dhe ai është organizuar nga dy deputetët, Lefter Geshtenja dhe Flamur Hoxha për të diskutuar situatën brenda Partise Demokratike.

 

Pjesë e takimit janë bërë edhe deputetët Grida Duma e Tomorr Alizoti të cilët prej muajsh nuk marrin pjesë në mbledhjet e grupit që thirren nga Enkelejd Alibeaj.

Vetë Alibeaj nuk e ka thirrur më mbledhjen e Grupit Parlamentar që prej fillimit të muajit qershor kur diskutohej çështja e presidentit të ri të vendit.

 

Bashkimi i Grupit Parlamentar mbetet sfida kryesore për Sali Berishën, pasi deri më tani shumica e deputetëve të Partise Demokratike nuk e njohin si kryetarin e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *