Në grumbullin e lajmeve aspak të mira që vijnë nga situate në Europë si pasojë e koronavirusit, ngushellimet e vetme vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut.

Në mënyrë të vecante Kina, shteti nga ku lindi COVID-19 sa vjen e normalizohet në situatën e saj të emergjencës.

Këtë të mërkurë në Kinë kanë vdekur 11 persona, një shifer shumë e ulet në raport me atë që po ndodh në Itali, Spanjë, SHBA, France e Angli.

Numri total I viktimave në Kinë ka shkuar në 3227.

Ndërkohë lajm shumë pozitiv është se në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar vetrëm 13 raste të reja pozitiv me COVID-19.

Nga 80 miëj e 800 të sëmurë, në Kinë janë shëruar 69 mijë e 600 veta.

Edhe KOreja e Jugut ka ritme shumë positive permirësimi me vetëm 3 viktima në orët e fundit dhe 93 raste të reja të infektuarish.

Në total në botë llogariten 216 mijë e 870 raste me koronavirus dhe me 8910 të vdekur, shumica e të cilëve në Kinë, Itali, Iran dhe Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *