Të paktën 725 persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm prej 7.2 ballë të shkallës Rihter që goditi Haitin një ditë më parë. Më shumë se 3 mijë persona kanë mbetur të plagosur, qindra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet nën rrënoja.

 

Shërbimi i Mbrojtjes Civile deklaroi se numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa kryeministri Ariel Henry shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një mujore.

 

Presidenti amerikan Joe Biden ka autorizuar një përgjigje të menjëhershme për të ndihmuar Haitin ndërsa USAID do të mbështëse përpjekjet për të vlerësuar dëmet dhe rindërtimin. Edhe vendet fqinje janë përgjigjur me ndihmat e nevojëshme.

 

Vendi i varfër i Karaibeve ende nuk është rikuperuar nga një tërmet 7 ballë që goditi vendin në vitin 2010 dhe la të vdekur mbi 200.000 persona, ndërsa 1.5 milion të tjerë mbetën të pastrehë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *