Tre persona, mes tyre një fëmijë u nxorrën të gjallë nga rrënojat e tërmetit që tronditi Turqinë e Sirinë më 6 shkurt.  Prindërit ia dolën të shpëtojnë  ndërsa fëmija humbi jetën më vonë si pasojë e dehidratimit. Drejtuesi i ekipit të shpëtimit rrefeu gëzimin që përjetuan pasi arritën të gjejnë të mbijetuar edhe pas 14 ditësh kërkime.

 

 “Dëgjuam një zë këtu. gjetem 3 persona të gjallë dhe 2 trupa të pajetë. U gëzuam shumë kur arritëm të gjallë tek njerëzit.”

 

 

Për fat të keq bilanci i viktimave ka shkuar në mbi 46 mijë.

 

 

Numri  pritet të rritet edhe me tej duke patur parasysh se nga tërmeti janë shkatërruar 345,000 apartmente dhe shumë njerëz rezultojnë ende të zhdukur.  Në Siri, autoritetet thonë se kanë humbur jetën 5800 persona, megjithatë shifra nuk ka ndryshuar për ditë të tëra.

 

 

Agjensia turke e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave ka bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në shumicën e provincave. Ndërkohë, që prej të premtes, 143 kamionë me ndihma të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë kaluar në zonën e kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *