Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtesë të shembur në Turqi, një javë pasi dy tërmete vdekjeprurëse goditën vendin. Sibel Kaya u shpëtua në rajonin e Gaziantepit rreth 170 orë pasi tërmeti i fuqishëm shkatërroi qytetin.

Ekipet e shpëtimit në Kahraman-Maras në jug kishin kontaktuar gjithashtu me tre të mbijetuar të tjerë, që besohet të jenë një nënë, vajza dhe një foshnjë. Shanset për të gjetur të mbijetuar po pakësohen nga orë, por këto raste vërtetojnë se nuk është e pamundur.

Megjithatë, bilanci i viktimave vijon të jetë në rritje. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri raportohet mbi 36 mijë dhe mbi 100 mijë të plagosur. Kombet e Bashkuara, një ditë më parë, paralajmëruan se numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet.

Mijëra ndërtesa kanë pësuar dëmtime serioze, duke përfshirë shkollat, objektet e kujdesit shëndetësor. Por edhe infrastruktura publike si rrugët, aeroportet, portet, terminalet e naftës, linjat e energjisë elektrike, por edhe rrjeti i furnizimit me ujë janë shkatërruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *