Mbi 3,5 milionë të infektuar dhe 1,1 milionë të shëruar nga koronavirusi në të gjithë botën

Deri më tani, në 212 shtete regjistrohen mbi 3.5 milionë raste me COVID-19, ndërsa rreth 245 mijë persona kanë humbur jetën. Sa i përket pacientëve të shëruar, në rang global numërohen 1,1 milionë.
SHBA qëndron në krye të listës së vendeve të goditura nga pandemia. Ndërsa ndiqet nga Spanja dhe Italia. Spanja renditet në vend të dytë për numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa Italia për viktimat. Nga ana tjetër, Kina, vendi ku shpërtheu pandemia, po vazhdon të shikojë një rënie të qëndrueshme të infeksioneve.
Ndërkohë, Italia ka aplikuar izolimin më të rreptë në shkallë vendi krahasuar me shtetet e tjera në Evropë. Kryeministri Giuseppe Conte ka deklarur se rihapja duhet të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të sigurt.




