E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbi 30 grabitje brenda tri javëve, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar, makthi i italianëve

Identifikohen autorët e rreth 36 vjedhjeve të banesave në Itali. Ata janë katër të rinj shqiptarë, të moshës 29 deri 40 vjeç, që banojnë midis Nocera Inferiore (Salerno) dhe Ankonës.

Ata futeshin në banesat e të tjerëve, pavarësisht nëse aty ishin të pranishëm ose jo pronarët dhe kjo ndodhi e gjitha në mënyrë të përsëritur për rreth tre javë, në disa komuna.

Reklamë

33-vjeçari Laurenc Balla mori përsipër regjistrimin e një makine në emrin e tij, me qira, në një kompani makinash në Camerano, me të cilën do të lëvizte për të kryer grabitjet.

Tre gabime serioze të kryera nga kriminelë të ardhur nga Shqipëria është përsëritja e strategjisë për shumë kohëm shkruajën mediat italianë.

Ata merrnin para, florinj dhe bizhuteri të vlerësuara në 130,000 euro

Përveç Laurenc Ballës, tre muaj më parë përfunduan në pranga Bledar Sala, 36 vjeç, Ibrahim Leski, 29 vjeç, si dhe Albert Kristani, 40 vjeç. Vlera e produkteve të vjedhura arrin në rreth 200,000 euro.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë