Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën:...

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për ndryshim, në...

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”, deputeti socialist...

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën: Politikanët...

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin partive, por...

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të,...

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari goditet...

Mbi 3 orë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni: Nuk jam pjesë e dosjes së Ilir Metës

22 Prill 13:53

Ish-deputeti i LSI (aktualisht Partia e Lirisë) Ralf Gjoni  u paraqit mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK. Pas rreth 3 orësh në pyetje, Gjoni doli nga SPAK, ku foli për gazetarët.

Ralf Gjoni, i cili ka mbajtur postin e këshilltarit të Ilir Metës, nuk dha asnjë informacion lidhur me arsyen e thirrjes në SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

Ralf Gjoni në SPAK
Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

Ai tha se u pyet si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Ndërkaq ai theksoi se nuk u pyet si person në hetim, duke pastruar emrin e tij nga dosja që është hapur ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta.

Ralf Gjoni: Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.

Ndërkaq mendohet se Ralf Gjoni është pyetur nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA.

Ilir Meta është paraqitur disa herë për dosjen CEZ-DIA, ku ka dhënë përgjigje për çdo lidhje me aferën CEZ-DIA, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm.

Meta është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata, por së fundmi një dëshmi e Elvis Matës, një ish drejtor në DIA dhe ish drejtues i LRI-së në vitin 2005, mund t’i ketë qartësuar gjërat për prokurorët e SPAK.

Në prill të vitit 2022, SPAK rihapi dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Rihpaja e hetimit erdhi pas një kallëziimi në SPAK nga Partia Socialiste.

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive.

Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për dosjen e CEZ-DIA është dënuar me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta dyshohet se i ka kërkuar Kastriot Ismailajt 200 mijë (besohet euro) me urgjencë.

Jozef Hejsek ka deklaruar më parë se ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.
Kreu i PL-së Ilir Meta ka njoftuar se më 27 prill do të mbahet Konventa e PL-së, në të cilën do të caktohet statuti i ri i Partisë.

Ndërkohë më datë 16 prill Endrit Brahimllari dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë./vizionplus.tv/

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike
Tagged:
CEZ-DIA Ilir Meta Ralf Gjoni

Nga e njëjta kategori

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: Berisha s’e çon dot PD në fitore

më shumë...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

më shumë...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi”, Çepani: Qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie!

më shumë...

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj për protestën: Nisi për flamingot, por u kthye në revoltë ndaj problemeve të qytetarëve!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

9:40

Gazetari Hoxha: Protesta është një klithmë për...

9:37

“Kërkesa për dorëheqjen e Ramës, projekt politik”,...

9:28

“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për...

9:27

Avokati Karaj: Protesta qytetare i hoqi monopolin...

9:04

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

8:43

Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive...

8:15

Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur...

7:45

Dita e 47-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:00

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë përsëri me raketa Iranin...

6:31

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset...

6:28

Parlamenti i Ukrainës zgjedh Serhii Koretskyi kryeministër...

6:16

Hetimi për helmimin e studentëve, AKU zhbllokon...

5:51

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik...

5:34

Deklarata për spastrim etnik, Kosova kallëzon penalisht...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.