Bota
Mbi 3 milionë të infektuar me koronavirus në mbarë botën

Rreth 208 mijë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa më shumë se 3 milionë janë raste të konfirmuara deri më tani në 185 shtete. Ndërkohë, më shumë se 860 mijë pacientë janë shëruar.
Lista me numrin më të lartë të vdekjeve kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, e cila deri më tani regjistron në total 55,425 viktima dhe 987,916 të infektuar me koronavirus.
Disa shtete kanë përgatitur plane për të lehtësuar masat kufizuese ndaj virusit, pasi ekonomiaështë goditur rëndë nga pandemia duke rritur papunësine.
Po ashtu, në shumë vende të Evropë, numri i testimeve dhe gjurmimi i kontakteve të personave të infektuar është rritur.




