Agjentët e Gardës spanjolle kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë si përgjegjës për një plantacion gjigant kanabisi.

 

Plantacioni ndodhej në një livadh në malin komunal të famullisë së Pedres në komunën Cerdedo-Cotobade.

 

Agjentët kanë rënë në gjurmët e shqiptaërëve duke pikasur lëvizjet e tyre të dyshimta por edhe me ndihmën e banorëve të zonës.

 

Në një sipërfaqe toke mbi 2500 metra katrorë, shqiptarët kishin mbjellë rreth 3437 bimë narkotike.

 

Dy shtetasit shqiptar konsiderohen si autorë të dyshuar të një krimi kundër shëndetit publik, për trafik droge.

 

Ata jetonin në dy çadra që ishin ngjitur me plantacionin dhe kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar gjatë një sezoni të gjatë. Përveç materialeve të tjera, ata kishin një kuzhinë me sobë dhe shumë ushqime e pije.

 

Në këtë kamp, Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimore për të punuar në tokë si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshtarie. Përveç kësaj, kishte një fuçi plastike me ujë, me të cilën ishin të lidhura disa tubacione për të ujitur të gjithë plantacionin.

 

Në një çadër tjetër fare pranë tyre është gjetur edhe një mjet identifikimi I një tjetër shtetasi shqiptar I cili nuk ndodhej fizikisht në vendin e ngjarjes po është vendosur në kërkim.

 

Operacioni përfundoi me prerjen dhe peshimin e bimëve. Tashmë ato do të vihen në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent, ndërsa të arrestuarit u transferuan në Gjykatën Hetimore numër tre të Pontevedra, e cila i la në burg.

 

Për momentin vijon procedimi për gjetjen dhe arrestimin e personit, i cili sipas hetimeve mund të banonte në tendën e tretë të gjetur në këtë zonë të malit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *