Subscribe

Një rrjet i gjerë shpërndarësish droge u shkatërrua në mbarë vendin, pas një hetimi disa mujor. Më shumë se 200 urdhërarreste janë lëshuar deri më tani, nga të cilat 112 janë vetëm në Tiranë e ku janë ekzekutuar 80.

 

Personat e arrestuar në kryeqytet ishin të ndarë në disa grupe. Ata shpërndanin lëndë narkotike, në qendër të kryeqytetit, në Shkollën e Bashkuar, në ish Bllok, në Kamëz, në zonën e Tiranës së re dhe në Vorë.

 

Forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato antidroge kanë kryer kontrolle të imtësishme  edhe  në Elbasan, Korçë, Fier, Durrës dhe Shkodër, ku këtë mëngjes u gjetën dhe asgjësuan mbi 10 mijë rrënjë kanabis dhe u shoqëruan disa persona.

 

Në mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie nga Elbasani. Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përkrahje të autorit të krimit.

 

Grupet kriminale merreshin me shitje të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike, nga kokaina deri tek drogat sintetike, dhe ato në formë xhelatine, ndërkohë që  janë sekuestruar  qindra doza kanabisi , kokainë dhe shuma të mëdha parash si dhe armë.

 

Kjo lëndë narkotike që shihni në foto, vinte nga Kanadaja, pasi grupi kriminal e shtrinte aktivitetin edhe përtej kufijve. Ndërsa në një rast tjetër policia gjeti kanabis të fshehur në konserva .

 

Kanabisi i fshehur në konserva peshku vinte me postë dhe ishte i prodhuar me llamba me një kosto 3 mije lekë të rinj për një boçe, pra më shtrenjtë se kanabisi i thjeshtë.

 

Për të goditur këto grupe kriminale janë kryer mbi 6 muaj hetime. Efektivët e policisë i kanë dokumentuar të gjitha rastet me anë të përgjimeve dhe i kanë mbajtur në vëzhgim  shpërndarësit, një pjesë prej tyre edhe me blerje të stimuluara.

 

Elbasan

9 të arrestuar.  5 të shpallur në kërkim

 

Fier

4 të arrestuar, 6 ne procedim në gjendje të lirë

 

Vlorë

50 të arrestuar

 

Durrës

15 të arrestuar

 

Korçë

25  të arrestuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *