Sirenat e luftës janë aktivizuar sërish në Izrael pasi grupi militant palestinez “Hamas” ka sulmuar me një breshëri raketash paraditen e së shtunës. Më tej dhjetra persona të armatosur kanë nisur një operacion ushtarak nga Rripi i Gazës ndërsa Izraeli është kundërpërgjigjur.

 

Përplasjet kanë lënë mbi 20 viktima dhe 300 të plagosu,r por ende nuk ka një bilanc të qartë, ndërkohë që retorika e liderve është ashpërsuar ndjeshëm. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thirrur zyrtarët më të lartë të sigurisë.

 

Sakaq, Ministri izraelit i Mbrojtjes ka bërë të ditur se trupave ushtarake në terren i janë bashkuar edhe rezervistët ndërsa dhjetëra avionë luftarakë po kryejnë sulme ajrore në vendet e drejtuara nga Hamasi në Gaza.

 

Një komandant i lartë ushtarak i Hamasit njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat vendase, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

 

Ndërkombëtarët nuk kanë vonuar të reagojnë, duke dënuar ashpër sulmet terroriste nga Gaza mbi Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *