Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua këtë të dielë me punëtorët e stacionit të Poçemit që protestojnë për pagat e tyre. Kryemadhi i dëgjoi punëtorët dhe ju përgjigj pyetjeve të tyre.

 

Ajo u tregua e gatshme për të ofruar zgjidhje për problemin e tyre. Takimi zgjati 60 minuta, ndërsa Kryemadhi tha se do të shihet mundësia që ata t’i marrin pagat sa më herët. Ajo shtoi se edhe ndërkombëtarët do të vihen në dijeni.

 

Ata shprehen se e ndërmorën këtë akt ekstrem pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga administratorët e kompasnisë së naftës në Ballsh sa i takon çëshjtes së pagave të prapambetura. Punonjësit thonë se do ta vazhdojnë grevën dhe nuk do të tërhiqen ndërsa i bën thirrje instancave shtetërore që ti japin zgjidhje problemit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *