E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 2.8 milionë të prekur në botë, bum viktimash në Angli, Irlandë e Suedi

Vijon të rritet ditë pas dite dhe me shifra të larta numri I të prekurve dhe I viktimave nga Covid 19.

Tashmë numri I të prekurve ka shkuar në 2 milionë e 811 mijë ndërsa numri I viktimave ka kapur shifrën 196 mijë tashmë.

Në Europe përvec Italisë, Spanjës dhe Francës që kanë pasur ulje të ndjeshme të numrit të viktimave, shteti me problematiken më të madhe ka qënë Anglia këtë të premte. Në ishull kanë gjetur vdekjen 768 persona në 24 orët e fundit duke e cuar totalin tashmë në 19 mijë e 506.

Në Gjermani ka pasur një ulje të vogël në raport  me të enjten me vetëm 78 viktima. Totali në këtë vend ka shkuar në 5653 të vdekur.

Reklamë

Shqetësim I madh edhe në Irlandë, vend që këtë të premte ka pasur 220 të vdekur dhe tani shifra e përgjithshme është mbi 1 mijë.

Në Suedi gjithashtu ka qënë një ditë e vështirë me 131 viktima dhe 2152 në total.

Në Belgjike kemi pasur 189 viktima, në Holandë 112 ndërsa në Kanada 147.

Vazhdo të lexosh

Reklamë