E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 1,800 të burgosur ikin në Nigeri

Më shumë se 1,800 të burgosur kanë ikur nga një burg në Nigeri, pas sulmit që i është bërë këtij institucioni nga disa persona të armatosur, kanë thënë zyrtarët.

Sulmuesit besohet se kanë hyrë në burg në qytetin Owerri, duke përdorur mjete shpërthyese në bllokun administrativ.

Gjashtë të burgosur është raportuar të jenë kthyer, derisa 35 të tjerë kanë refuzuar të ikin.

Policia ka akuzuar grupin e ndaluar separatist, Populli Indigjen i Biafras për kryerje të sulmit.

Reklamë

Ky grup, në anën tjetër, ka mohuar përfshirjen.

Presidenti Muhammadu Buhari e ka quajtur sulmin “akt të terrorizmit” të kryer nga “anarkistët”.

Ai u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të zënë sulmuesit dhe të burgosurit e ikur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë