Bota
Mbi 1500 punonjës të fabrikës pozitivë me COVID/ Rikthehet karantina në një rajon në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë vendosur që rajoni Gütersloh të izolohet sërish, pasi koronavirusi u paraqit në një fabrikë të përpunimit të mishit.
Pas lehtësimit të masave në muajin maj, ky është kthimi i parë i masave rigoroze ne Gjermani. Duke filluar nga kjo e martë, do te mbyllen te gjitha kafenetë, muzete, kinemate dhe palestrat. Ndërkohë, qytetaret do të duhet të respektojnë masën e distancës fizike.
Reklamë
Mbi 1500 punonjës të fabrikës Tonnies kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Të gjithë punëtorët që do të jenë në karantinë do të ruhen nga policia.
Masat parandaluese në rajonin e Gütersloh, ku jetojnë 360 mijë persona, do të zgjasin deri në 30 qershor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




