Mbi 12 mijë shtetas shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Bëhet fjalë kryesisht për pushues të cilët u drejtohen brigjeve shqiptare nga veriu në jug për të pushuar.

Numri i lartë i lëvizjeve ka sjellë fluks në këtë pikëkalimin, ku një ditë më parë u shënua edhe shifra më e lartë e lëvizjeve. Nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë vetëm paraditen e sotme kanë hyrë mbi 3000 shtetas, ndërsa nga autoritetet tona punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Me kapacitet të plotë punon edhe pala maqedonase për të shmangur vonesat për udhëtarët.

Sakaq, pasditen e sotme fluksi i lëvizjes pritet të jetë i lartë në dalje për shkak të kthimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar dhe kjo do të kërkojë që autoritetet tona të shtojnë numrin e sporteleve në dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *