Subscribe

 Shqipëria vijon të mbetet një korridor i përdorur nga emigrantët e jashtëligjshëm, për të udhëtuar drejt vendeve të Europës, kryesisht në Gjermani, Francë apo shtete të tjera.

 

Nga janari deri në shtator të 2021, policia kufitare ka arritur që të kapë mbi 12700 emigrantë ilegale. Ky numër është në rritje, krahasuar me 9 mujorin e vitit 2020 ku u kapën 11416 emigrantë në total. Për këtë vit kemi 1325 persona të kapur më shumë se vitin e kaluar.

 

Ajo që bie në sy është se pikërisht muajt e verës, qershori, korriku dhe gushti, kane numrin më të madh të emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin. Kjo për shkak të  temperaturave më të favorshme, pasi është më e sigurt për refugjatët që të udhëtojnë gjatë verës duke eliminuar rreziqet e kushteve të motit të keq.

 

90% e numrit të emigrantëve, janë kapur në pikat kufitare, ndryshe nga vitet e kaluar që janë zbuluar nga policia në qytete të ndryshme.

 

Bazuar në statistikat zyrtare, mësohet se 60% e totalit për 2021, janë emigrantë përsëritës në Shqipëri, kjo pasi janë dëbuar më herët nga vendi ynë dhe rezultojnë të regjistruar në sistem përmes shenjave daktilografike.

 

Pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten më problematiket për numrin e lartë të emigrantëve ilegalë.

 

Kryesisht refugjatët vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Pakistani, por edhe nga shtetet e tjera që nuk kanë konflikte si Maroku etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *