E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mbi 110 mijë të vdekur në botë, SHBA në vend të parë për numrin e viktimave

Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 110 mijë persona në të gjithë botën. Po ashtu, të infektuar janë më shumë se 1.8 milionë njerëz në të gjithë botën.

Numrat për fat të keq rriten dita-ditës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë me mbi 22 mijë pacientë që kanë humbur jetën.

Reklamë

Më pas vijnë Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Të gjashtë vendet kanë kaluar Kinën për nga numri i infeksioneve.

Një betejë akoma e vështirë po zhvillohet në Britani, pavarësisht lajmit të mirë për kthimin në shtëpi të kryeministrit Boris Johnson. Në Mbretërinë e Bashkuar, në të vërtetë, pragu i 10 mijë vdekjeve u tejkalua, me 737 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë