Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. 1,236 qytetarë kanë dalë pozitivë, nga 5,694 testime të kryera.

 

Ndërkohë, katër qytetarët kanë humbur betejën. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Elbasani, Vlora dhe Tirana, të moshave nga 58 deri në 83 vjeç.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *