E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sociale

Mbi 100 të helmuar nga uji në Bulqizë, situata e rëndë

Ilustrim · Vizion Plus

Vijon të rritet numri i të prekureve nga helmimi në dy lagje të bulqizës. Këtë të hënë numri i atyre që kanë këkruar ndihmë mjekësore arrin në mbi 100.

Një nga banorët e zonës tregon se janë helmuar familjarisht.

Mjeket bënë të ditur se pacientet u paraqiten me të vjella dhe dhimbje të forta barku.

 

Që situata të mos përsëritet, drejtoria e shëndetit publik në Peshkopi ka marrë masat e nevojshme.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja u shpreh se se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çemzat.

 

ROVENA DAJA

PERFAQESUESE, ISHP

“Kemi pasur 82 raste të personave të shtruar në Spitalin e Bulqizës dhe atë të Peshkopisë. Këtë epidemi mund ta ketë shkaktuar uji. Është bërë kërkesë zyrtare te ISHP dhe nesër do të jemi përgjigje zyrtare se kush e ka shkaktuar helmimin e banorëve në Bulqizë. Kemi udhëzuar për momentin që uji mos të konsumohet. Lagjia e vjetër në Bulqizë konsumon kryesisht ujin e rrjetit”.

 

Policia nisi hetimet duke marrë deklarimet e para për ngjarjen nga drejtoria e ujësjellësit, pacientët si dhe specialistët e shënderit publik.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh