Subscribe

Ka shkuar në 125 numri i banesave të dëmtuara nga lëkundja sizmike që goditi zonën e Bulqizës të premten. Mes objekteve janë dhe 7 pallate, njëri prej të cilëve i shpallur më herët i pabanueshëm.

 

 

 “DRITAN KURTI

Gazetar

Ky pallat është një nder objektet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019, por ç’është më e keqja për dy vite me radhë në këtë pallat edhe pse është shpallur i pabanueshëm, kanë vazhduar të jetojnë plot 13 familje dhe një lëkundje e tillë si ajo e së premtes mund të rrezikonte jetën e tyre. Ndërkohë që autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për të mos lejuar familjarët që të mos jetojnë nëpër banesa në këtë pallat që rrezikon të shembet.”

 

Pallati ndodhet në lagjen e re të Bulqizës, ndërsa banorët thonë se nuk mund t’i lënë shtëpitë për sa kohë nuk ka nisur ndërtimi i pallatit të ri.

 

“Nuk kam ku të vete. Kur të bie të bie. Jo jo s’na kanë thënë. Kanë ikur vet. Ne këtu s’kemi luajtur. Jo s’kam asnjë frikë. Si të thotë zoti”, u shprehën disa prej banorëve.

 

Ndonëse Bashkia Bulqizë u ka ofruar qiranë për të jetuar në banesa të tjera, ata kanë refuzuar. Ndërkohë bie në sy neglizhenca e autoriteteve, pasi duhet të kishin ndërhyrë me qëllim shmangien e një tjetër tragjedie.

 

Ndërkohë shtabi i emergjencave vijon verifikimet në terren lidhur me ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *