E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbi 10 mijë të vaksinuar sot/ Manastirliu: Shmangni format e rënda të sëmundjes

Këtë të martë 10.182 qytetarë janë drejtuar te qendrat e ngritura për vaksinim për të marrë dozën e tyre.

 

Reklamë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në total deri tani janë kryer 1.280.239 vaksinime.

 

Thirrja e saj për qytetarët është që të marrin dozat e vaksinës sepse në këtë mënyrë, nëse do të preken nga COVID-19, do ta kalojnë lehtë.

 

“????10,182 vaksinime janë kryer ditën e sotme duke e çuar 1,280,239 totalin e vaksinimeve #antiCOVID të kryera deri tani në vendin tonë????

Muaji Gusht është i hapur për vaksinimin +18 vjeç, ndaj, sërish një apel qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar ???? vaksinohuni sa më parë, drejtohuni me kartën e identitetit në qendrën tuaj më të afërt të vaksinimit. ⚠️Vaksinimi ndaj #COVID19 shmang format e rënda të sëmundjes, ul hospitalizimet dhe mbron #shëndetin tuaj.

#VaksinohuSot

#MbroniShëndetin????????

#ShqipëriaBuzëqesh????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë