Mbi 1 mijë efektivë policie do të jenë të anagazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së Presidentit Meta këtë të hënë në Bulevard.

Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe policia e shtetit I ka dhënë leje presidencës.

Tubimi do të zhvillohet nën monitorimin e efektiveve të policisë së disa drejtorive ndërsa në terren do të jenë edhe, FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Disa rrugë do të bllokohen gjithashtu në perimetrin e zonës ku do të mbahet ky manifestim.

Presidenti Meta ka lajmëruar se manifestim do të jetë paqësor dhe se për këtë gjë janë angazhuar edhe 3 mijë vullnetare.

Ai I ka kërkuar pjesmarrësve që të mbajnë në duar mimoza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *