Mbi 1.700 të vdekur nga koronavirusi

Shkon në 1.770 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë. Shifra është konfirmuara këtë të hënë nga Komisioni i Shëndetit Kombëtar.
Ndërkohë, numri i të infektuarve ka arritur në 70,548. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 2,000 raste të reja.
Ndërkohë duket se situata në spitalet e qytetit të Wuhan është përmirësuar.
Sipas drejtorit të njërit prej dy spitaleve të ndërtuar në Wuhan, situata në qendrat mjekësore është përmirësuar. Numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka rënë, ndërsa mendohet se ditët e ardhshme epidemia do të ngadalësohet.
Dyshohet se 40 shtetas amerikanë janë infektuar nga virusi i rrezikshëm, të cilët do të qëndrojnë në Japoni për trajtim, tha një zyrtar amerikan i shëndetësisë.




