Subscribe

Policia e Shtetit ka gjobitur 1.435 qytetarë gjatë 48 orëve të fundit sepse lëviznin në rrugë pa maska.

 

Po ashtu, janë ndëshkuar 352 shtetas që udhëtonin në makinë pa maskat mbrojtëse, me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 73 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 22:00.

 

Nga ana tjetër, janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë dy administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 49 qytetarë që po lëviznin pas orës 22:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *