E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbi 1.300 qytetarë të gjobitur në ditët e fundit

Më shumë se 1.300 qytetarë janë gjobitur nga policia gjatë ditëve të fundit, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave anti-COVID.

 

Sipas njoftimit, 1.334 qytetarë janë ndëshkuar me nga tre mijë lekë për mosvendosjen e maskës, gjashtë të tjerë me nga 700 mijë lekë për thyerje të  karantinës si edhe 36 të tjerë me nga 10 mijë lekë sepse dolën jashtë orarit të lejuar.

 

Nga ana tjetër, janë edhe dy administrator subjektesh të gjobitur nga mga 1 milion lekë sepse nuk zbatonin masat e sigurisë. Në total, janë ndëshkuar 1.378 qytetarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë