Subscribe

E keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet brenda zonave ushtarake, hyrja të cilat gjatë regjimit komunist ka qenë e ndaluar? Fotografi gjerman Alfred Diebold sjell përmes imazhit të fotografive pjesë  nga këto mjedise, si dhe objektet që ndodhen në shtatë pika kryesore, që nga Gjadri, në Qafë-Thanë e deri në ishullin e Sazanit.

 

ENA BULKU

DREJTORESHE E COD

“Ai rastësisht para 4 vitesh duke fluturuar pa zonën e Gjadrës e filloi të interesohej që çfarë ndodhet aty. Më pas me një këmbëngulje shumë të madhe përgjatë vitit 2018 ai realizoi 61 fotografi në këto 7 lokacione që ju shikoni sot. Ai vërtet që u magjeps nga ideja e të pasurit një zonë rastësisht ekspozitë le të themi pra rastësisht që muze ku koha ka ngrirë.”

 

 

Gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri u ndërtuan me qindra bunkerë dhe vendstrehime,  të ndërtuara pjesërisht me punë të detyruar ku strehoheshin  armë të llojeve të ndryshme. Një pjesë e këtyre objekteve ushtarake që ndërtoheshin si paranojë për t’i bërë ballë çdo sulmi imagjinar, kanë ngacmuar dhe frymëzuar për fotografin.

 

 

ENA BULKU

DREJTORESHE E COD

“Është një pjesë e shkuar dhe ashtu siç thotë dhe titulli “Mbetjet e paranojës” pra nëse flasim për paranojën në syrin e Alfredit janë këto 61 fotografi, por në historinë e popullit shqiptar paranoja ka qenë një ndjesi reale e cila nuk pati kurrë efektet e pritshme që priteshin. Historia tregoi që ishte thjeshtë paranojë, asgjë nuk ndodhi dhe pse fortifikimet tregojnë që paranoja ishte e vërtet.”

 

Ekspozita “Mbetjet e Paranojës” ka pasur një interes të lartë jo vetëm nga publiku shqiptar, por veçanërisht nga të huajt. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 nëntor në ambientet e Qendrës për Dialog, në kryeministri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *