Edhe trupat tanë përmbajnë mbetje plastike. Një gjë e tillë është vërtetuar për herë të parë nga një grup studiuesish në Universitetin Mjekësor të Vjenës. Ata gjetën copa të vogla në sistemin e tretjes së njerëzve nga 8 vende të ndryshme të botës.

 

Pjesëza të vogla janë gjetur në sistemin tretës te çdo pjesëmarrësi në eksperimentin qe synonte të zbulonte nëse trupi i njeriut përmban ose jo mbetje plastike. Ambientalistët, shkencëtarët apo edhe organizata për mbrojtjen e liqeneve, deteve e oqeaneve, vazhdimisht kishin ngritur alarmin se mbetjet plastike përfundojnë në ujëra, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm ekosistemit nën ujë, peshqve dhe të gjitha gjallesave të tjera.

 

Por situata paraqitet edhe më e rëndë, kur ky grup shkencëtarësh, vërtetoi se plastika mund të përfundojë në trupin e njeriut përmes konsumimit të peshkut, dhe pirjes së ujit nga shishet plastike. Kimikatet që përdoren për t’i dhënë plastikës formën e duhur, kanë rezultuar edhe më të rrezikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *