Ylli Brahimi, 46-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e Milotit, ka mohuar të ketë konflikte pas marrjes në pyetje nga hetuesit, duke mos dhënë ndonjë ndihmë në avancimin e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

 

Lexo edhe :

Related Posts

I pyetur 10 ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Brahimi ka deklaruar se nuk ka asnjë ide kush mund të jenë autorët e dyshuar të breshërisë së plumbave të derdhur drejt tij dhe viktimës Klisman Preçi.

 

Të vetmet detaje që Brahimi ka rrëfyer para hetuesve janë ato të lëvizjeve të fundit, tek të cilat sipas tij nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë, përfshirë këtu edhe prani në afërsi të personave të tjerë që mund ta kenë vëzhguar.

 

Dy plumba e kapën 46-vjeçarin, një në mushkëri dhe një tjetër në kofshë.

 

Hetimet për ngjarjen kanë ngecur për shkak të mungesës së provave, ndërsa DVR-ja e kamerave të sigurisë në zonë është sjell për ekspertizë në Tiranë për të zbuluar nëse është fikur enkas për të mbuluar ngjarjen, apo ka qenë e fikur që më herët. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi gjatë mbrëmjes së 22 korrikut, kur po ktheheshin në banesat e tyre në Milot me një makinë të blinduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *