Subscribe

Gjendet pas disa orë kërkimesh dy personat që ndodheshin në skafin privat që mbeti i bllokuar në mes të Adriatikut. Alarmin për policinë kufitare e dha djali i drejtuesit të skafit, Adrian Jahaj. Sipas kapiten Ilir Cobo  tha se ne bord ndodhen dy persona, Jahaj dhe një shtetas italian. Sipas tij gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë. Më rëndë shfaqe gjendja e italian. Mjeti lundrues tip skaf ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Italia, por u bllokua në mes të detit si pasojë e mungesës së karburantit. Për shkak të kushteve atmosferike operacionin në det po e vijon vetëm anija “Oriku”, ndërsa është kërkuar ngritja e një helikopteri “kugar”, që aktualisht është pjesë e operacionit të kërkim- shpëtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *