Subscribe

Kjo është Olesia Duka, stomatologia, e cila akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke iu marre atyre shuma te mëdha financiare.

 

Dentistja 38-vjeçare doli ketë te mërkure ne Gjykatën e Durrësit per t’u njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

 

Edhe pse avokatet e Dukës kërkuan që ajo të hetohej në gjendje të lirë, pretendimi është rrëzuar. Përpara trupit gjykues Olesia Duka mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa sqaroi se nuk ka qene asnjëherë e dënuar.

 

Por hetimet disa mujore te antikrimit ekonomik zbuluan se Duka ka mashtruar disa biznesmenë në Tiranë e Durrës, duke përfituar prej tyre një vlerë rreth 2 milionë euro.

 

Vetëm njërit prej personave te gënjyer, Olesia Duka i kishte marre 900 mijë euro. Një ditë më parë gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pasuritë e dukës; katër apartamente si dhe një klinikë dentare.

 

Ndërkohe tre biznesmenë te tjere kane denoncuar 38 vjeçaren per mashtrim me shuma te ndryshme financiare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *