Subscribe

Lutfi Shabani, i njohur me ndryshe si Ben Çami, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Është ky vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila la në fuqi kërkesën  e prokurorit të çështjes, Behar Dibra. Sipas akuzës, Shabani është poseduesi i sasisë prej 570 kg kanabis sativa e kapur disa ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës. Ne te njëjtën mase sigurie u lanë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Eldi Zahiri dhe Janaq Kaçeli. Shabani nuk i pranoi akuzat, duke thëne se në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike, ishte në banesën e tij së bashku me familjen. Nga ana tjetër, prokurori Dibra deklaroi se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë Ben Çami, si të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetuesit kane marrë si prova materiale edhe përgjimet ambientale e telefonike. Lutfi Shabani nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Përveç se personazh me aktivitetet te forte ne fushen e trafikut te drogës, ai njihet edhe si një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit. Në vitin 2006 Shabani, u arrestua bashke me dhjete persona te tjerë gjate operacionit te përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, ndërsa në 2008-en u dënua me 10 vite burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *