E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mbetesh kukulla e Saliut dhe Ilirit”/ Rama-Bashës: S’bëhesh dot lider i opozitës

Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të demokratëve, Lulzim Basha që mos t’i shmanget shpjegimit për lidhjen e tij me raportin e Dick Marty. Pasi, sipas Ramës, në këtë mënyrë, po pohon se është kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se Basha nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është lideri i opozitës, por vijon të jetë një kukull.

“Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje! Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë