E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbeten në burg adoleshentët në Laç

Gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë arrest me burg për dy nga tre personat që qëlluan me armë zjarri në natën e ndërrimit të viteve, kur humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta. Alban dhe Ernis Lika do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve, ndërsa 18-vjeçari Arbër Lika do të jetë në “arrest shtëpie”.

 

Adoleshenti ishte ngjitur në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarrët, por humbi jetën nga një plumb qorr që e goditi në kokë. Të rinjtë kanë pranuar se kanë qëlluar në ajër, por nuk kanë treguar se ku e kanë fshehur armën.

 

Reklamë

Prokuroria ka dyshime se njëri nga plumbat që është qëlluar në ajër nga 3 të rinjtë ka goditur aksidentalisht adoleshentin. Policia ka sekuestruar makinën e të ndaluarve, targat që ishin fshehur në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek. Për momentin, të rinjtë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë