E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbështetje me fonde për fermerët

4600 fermerë në të gjithë vendin pritet të fitojnë financime nga buxheti i shtetit, përmes fondit të posaçëm që ka si qëllim zhvillimin e investimeve në bujqësi.

 

Nga fshati Pojan i Korçës ku u takua me fermerë të zonës, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, tha se aplikimet janë më të larta se një vit më parë.

 

Reklamë

Brenda këtij muaji sipas Peleshit do të marrë jetë një programi i Bashkimit Europian për orientimin dhe informimin e biznesit.

 

Ministri siguroi se do të bëhen përpjekjet maksimale për t’i përthithur sa më mirë fondet e këtij projekti, duke mos bërë gabimet e vendeve të tjera që kanë dështuar më herët.

Më shumë video

Reklamë