Subscribe

Autorët e rinj që shkruajnë vepra në gjuhën shqipe, ndonëse janë të paktë, nuk rreshtin së sjelli krijimtarinë e tyre si kontribut për letërsinë.

 

Xhoana Jaku është njëra prej 17 pjesëmarrëseve në konkursin e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të rinj. Me dorëshkrimin “Dritëhijet, fatet” shkrimtarja mori çmimin për romanin më të mirë fantastiko-shkencor. Një zhanër, i cili është pak i lëvruar në letërsinë tonë.

 

 

“Pjesa e promovimit është vërtet e vështirë dhe ndonjëherë ndjehemi të pamotivuar por çmime të tilla na bëjnë të ndjehemi mirë pas vlerësohemi nga qendra të tilla.”

 

 

Ndërsa Behar Jacaj me “Hoteli përbri kishës” dalloi mes prozatorëve të rinj bashkëkohorë, për befasinë e situatave rrëfimtare të shprehura me ligjërim artistik.

 

“Këtë botim e kisha shtyrë prej shumë kohesh dhe besoj se do vazhdoja ta shtyja nëse s’do të ishte ky konkurs. Ndaj i jam mirënjohës qendrës që është një fole për krijuesit e rinj sidomos.”

 

Juria vlerësoi gjithashtu dhe Flogerta Krypin, për romanin “28 rrahje zemre matematikore”, për konceptin strukturor modern të rrëfimit, të shprehur me ndjeshmëri të lartë artistike dhe ligjërim të pasur figurativ.

“Edhe ata që nuk do ta kenë emrin në tre cmimet fiturse do të kenë mbështetjen tonë që ata të botohen qoftë edhe duke krijuar kontakte me shtëpitë botuese por dhe përmes programeve dhe formave të tjera që do të jenë të hapura nga QKLL.”

Ky fond është kthyer në një traditë të përvitshme që nxit dhe mbështet financiarisht procesin krijues të të rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *