Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu mbështetjen për kandidatin e përbashkët te subjekteve shqiptare qe do te garoj në Tuz të Malit të Zi për zgjedhjet vendore nën koalicionin “Malësia na bashkon”.

 

Në takimin me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tuz, Veliaj theksoi se Nik Gjeloshaj është njeriu i duhur për të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët.

 

“Jam shumë i lumtur që prita në Bashkinë e Tiranës, në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, një mik të vjetër me të cilin jemi rritur bashkë, Nik Gjeloshajn, dhe kolegët që janë bashkuar në një forum shqiptar si Unioni i gjithë shqiptarëve të Tuzit, për të fituar komunën e Tuizit dhe për të sjellë aty një transformim për të cilin ky qytet ka dëshpërimisht nevojë. Mbaj mend se kur kemi qenë aktivistë të shoqërisë civile, kemi kërkuar që Tuzi të ketë statusin e komunës më vete, për të treguar edhe si model se çfarë mund të bëjnë shqiptarët; tani jo vetëm shqiptarët veç e veç, por edhe shqiptarët e bashkuar”

 

Kryebashkiaku Veliaj tha se pjesëmarrja ne zgjedhjet per bashkinë e Tuzit është shume e rëndësishme per te transformuar jetën e qytetit.

 

 “Është jo vetëm një sprint për ata që e organizojnë fushatën, por edhe për ata që gjithë këtë dëshirë për ndryshim duhet ta transformojnë në kutitë e votimit, ditën e votimit, dhe mbi të gjitha, kjo është edhe një ftesë: shprehja “shqiptar, mos rri, po duku” nuk vlen vetëm për luftë, vlen edhe për paqe, edhe për punë, edhe për votimet transformuese të Tuzit. Pra, shqiptar, mos rri, po duku”

 

Kandidati i përbashkët i partive shqiptare Nik Gjeloshaj u shpreh se do te ndjeke modelin e Tiranës per transformimin e Tuzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *