E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mbështetje institucioneve të vetingut”

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur te mos tërhiqet nga beteja ne mbështetje te institucioneve te vetingut.

 

Ne mbledhjen e grupit qe u mbajt me dyer te mbyllura është rene dakord qe pavarësisht vendimit te shumicës, opozita te paraqesë amendamente ne seance plenare per t’u dhënë njerëzve qe do te bëjnë vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve, pagat dhe personelin qe ata kërkojnë.

 

Reklamë

Deputetet demokrate kane diskutuar edhe per ligjet e tjera qe janë ne programin e punës se parlamentit, duke filluar nga dekreti i presidentit per ligjin e mbetjeve, per te cilin do t’i kërkohet llogari maxhorances per vonesën e shqyrtimit te tij.

 

Opozita ka vendosur te zhvilloje seanca dëgjimore me ministrat kryesore te qeverise Rama; Ahmetaj, Gjiknuri Bushati, si dhe ministren e arsimit Lindita Nikolla per çështjen e teksteve ne shkolla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë