E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mbështetje e qartë e Gjermanisë për zgjerimin”

Përkundër pretendimeve te opozitës, ministri i jashtëm Ditmir Bushati falenderon kancelaren gjermane Angela Merkel, për konfirmimin e mbështetjes ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

 

“Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma”, shkruan në facebook ministri Bushati.

 

Por në qëndrimin e tij, ai nënvizon se aktrimi grotesk i opozitës në kuvend, është një përpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë