Subscribe

Ajo zgjodhi të vizitojë së pari teatrin në Tiranë, pasi përpara se të bëhej ministre, ajo ka jetuar me emocionet e skenës. Portreti i Lydia Koniordou, ministres greke të kulturës, mund të jetë i njohur për shumë shqiptarë. Zëri i saj po ashtu. Ka mbërritur në Tiranë një ditë përpara ministerialit që zhvillohej për politikat mbrojtëse të trashëgimisë kulturore në Europën Juglindore dhe kjo sepse dëshira për të njohur më shumë skenat artistike të Tiranës ishte e madhe.

 

“Jam këtu për ministerialin, por kisha shumë dëshirë të vizitoja teatrot dhe institucionet e tjera të artit. unë vij nga bota e teatrit dhe kam shumë dëshirë të kontribuoj në skenat teatrale. ndaj zgjodha të bisedoj me drejtorin e teatrit kombëtar, me regjisorë si Spiro Duni e Laert Vasili për projekte të përbashkëta që mund të kemi”.

 

Skena që zgjodhi të vizitojë të parën në vizitën e saj në Tiranë, ishte ajo e Teatrit të Operas dhe Baletit, rikonstruksioni i të cilit bëhet me fondet e grantit grek.

 

“Më vjen mirë që shoh ndryshime, e që Teatri i Operas dhe Baletit do të ndryshojë edhe më shumë. por, më shumë jam gëzuar me pritjen që më është bërë. do të vizitoj edhe galeritë në Tiranë, pas katedrales ortodokse dhe skenës aty. artistët dhe stafi i teatrove më kanë pritur shumë mirë”.

 

Ministrja greke ka diskutuar me Kumbaron gjatë ministerialit të gjitha mundësitë e bashkëpunimit dhe pritet që shumë shpejt mes dy ministrive te ketë projekte jo vetëm për trashëgiminë, por edhe për shfaqje të përbashkëta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *