E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbështetësit e PD protestë në Korçë dhe Shijak

Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë nisur protestat e tyre marshim në disa qytetete ku përveç Tiranës, gjithashtu protesta janë zhvilluar në Korçë dhe në Shijak.

 

Në këtë ditë votash simpatizantët e opozitës kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar larg dhunës, por me këngë dhe valle.

 

Reklamë

Simpatizante te partise demokratike ne qytetin e Shijakut kane protestuar kunder votimeve te 30 qershorit. Nje numer prej 100-150 personash jane grumbulluar para shkolles Muharrem Dollaku, aty ku  gjenden dy qendra votimi.

 

Protestuesit mbajne ne duar flamuj te shteteve te bashkuara te amerikes dhe bashkimit evropian dhe me thirrje Rama ik, Qeveria e krimit,  Shijaku nuk voton per monizem, kane bere te ditur se kjo qe po ndish eshte diktature.

 

Ndërsa në Korçë nën drejtimin e ish deputetit të PD-së Ervin Salianji,  qytetarë të shumtë në numër, mbështetës të PD, janë mbledhur në qendrën e votimit, ndërsa kanë lidhur një shall të kuq, i njohur në kohën e diktaturët si simbol i komunizmit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë