Subscribe

Një protestë e papritur u zhvillua mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

 

Qytetarë të shumtë të Lezhës, mbështetës të partisë demokratike i kanë bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama I cili po udhëtonte drejt Pukës.

 

Protesta e gjeti policine e lezhes te papergatitur. Forcat e rendit tentuan të shpërndanin turmën, ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet e simpatizanteve të opozitës me drejtorin e policisë Ferdinad Mara.

 

Mbështetësit e opozitës kërkuan largimin e kryeministrit Rama që sipas tyre nuk përfaqeson popullin por grupet kriminale.

 

Për të shmangur bllokimin e aksit kombëtar, kryeministri zgjodhi një rrugë dytësore për të kaluar Lezhën në drejtim të Pukës.

 

Protesta vjen një ditë pasi PD dhe aleatet vendosen unanimisht për djegien e mandateve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *